|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdojnë të anulohen seancat në rastin “Toka”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special janë anuluar seancat e shqyrtimit gjyqësor ne rastin e njohur si “Toka” në të cilën akuzohen 22 persona për vepra të ndryshme penale. Këto seanca ishin planifikuar që të mbahen me datë 27 dhe 28 korrik 2023, por pasi që njëri nga të pandehurit, për shkaqe shëndetësore, nuk mund të paraqitet në seancat e planifikuara për këto data, të njejtat janë anuluar.

Shkak i anulimit të seancës së sotme dhe asaj të ditës së neserme është parashtresa e dorëzuar nga mbrojtësi i të pandehurit Ndeu Palushi, Av. Halim Kuliqi me datë 24 korrik 2023, ku i  njëjti e ka njoftuar gjykatën se i mbrojturi i tij për shkaqe shëndetësore nuk mund që të jetë i pranishëm në këtë seancë, rrjedhimisht arsyetimi mbetet i njejtë si në seancën e ditës së djeshme e cila po ashtu është anuluar.

Ndryshe, sipas aktakuzës, 22 të akuzuarit po akuzohen se kanë kryer veprat penale për krim të organizuar, pastrim të parave, marrje të mitos, mashtrim të rëndë, mashtrim në detyrë, keqpërdorim të detyrës, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe evazion fiskal.

Monitoruar nga Rinor Bajrami dhe Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter