|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Raportohen 8 raste dhe ngriten 3 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje” në 24 orëshin e fundit në Kosovë

Nga raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, janë identifikuar 8 raportime dhe 3 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë raportuar tri raste të ndara në regjionin e Prishtinës, një raportim në Ferizaj, një në Prizren, një në Istog dhe dy raportime në Malishevë. Nga këto raportime, bëhet e ditur se 4 persona të dyshuar me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje dhe dy prej tyre me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me veprën e njejtë penale janë ngritur edhe 3 aktakuza në regjione të ndryshme në Kosovë, si dy aktakuza kundër dy personave në Prishtinë si dhe në Prizren është ngritur një aktakuzë kundër një personi./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter