|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Anulohet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarëve për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Në këtë çështje penale të akuzuar janë Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq.

Shkak për anulimin e seancës së sotme ishin problemet teknike të cilat e pamundësuan lëshimin e CD-ve dhe administrimin e tyre si prova nga ana e gjykatës.

Ndryshe, më datë 31 korrik 2023 është mbajtur seanca e fundit në këtë çështje penale, me ç’rast gjykimi ka vazhduar me administrimin e provave të propozuara në aktakuzë.

Lidhur me administrimin e këtyre provave nuk kishte asnjë vërejtje nga ana e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre.

Në përfundim të seancës së djeshme, gjyqtari Kurtaj i njoftoj palët se për shkak të mungesës së paisjeve përkatëse, administrimi i CD-ve si prova materiale do të bëhet në seancat e radhës, në njërën nga sallat e tjera të Gjykatës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedelkjo Spasojeviq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Roshiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”.

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedelkjo Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kanë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter