Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar informata për dy raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24 orësh, këto raste janë raportuar në qytetin e Gjilanit dhe të Gjakovës.
Kështu, lidhur me rastin e dhunës në familje të raportuar në Gjilan, Policia bën të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin si kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa sa i përket rastit të raportuar në Gjakovë, Policia njofton se dje në mëngjes ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot