|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vrasja e Oliver Ivanoviç-Shtyhet seanca kundër 4 të akuzuarëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special është shtyer seanca e shqyrtimit gjyqësor, në çështjen penale ku të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, po akuzohen lidhur me rastin e vrasjes se politikanit Oliver Ivanoviç.

Për shkak se mbrojtësit konstatuan se nuk i janë dorëzuar të gjitha video-incizimet të propozuara si prova materiale, kjo seancë është shtyrë për muajin tetor të këtij viti.

Ndonëse për seancën e sotme është planifikuar shikimi i video-incizimeve me përmbajtje prej 400 GB të cilat janë relevante me lëndën, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, theksoi se me qenë se materialet janë shumë voluminoze, të njëjtat është e pamundur që të shiqohen sot.

Perveç të tjerash kryetari i trupit gjykues kërkoj nga mbrojtësit që në seancën e radhës ata të deklarohen se cilat pjesë nga këto video-incizime janë relevante tek të mbrojturit e tyre dhe të shiqohen vetëm ato pjesë.

Lidhur me pjesët relevante nga kjo provë materiale, Prokurori Burim Qerkini, gjykatës ja dorëzoj një USB me video-incizimet të reduktuara vetëm me pjesët më relevante në këto video-incizime.

Kjo u kundërshtua nga mbrojtësit e të pandehurve, me arsyetimin se atyre nuk u janë dorëzuar këto materiale si të plota dhe se për të njejtat Prokurori nuk mundet që të konsideroj se cilat janë të rëndësishme e cilat jo.

Mbi bazën e këtyre arsyejeve, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, seancat i caktoj për datat 26, 27 dhe 30 tetor të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Roshiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”,

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedeljko Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviç kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kenë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter