|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ferizaj-Arrestohet i dyshuari për sulm fizik ndaj bashkëshortës

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rezultojnë 5 raste nën dyshimin e kryerjës së veprës penale “Dhuna në familje”.

Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rastet e tilla të Dhunës në familje janë raportuar edhe në Prizren, Deçan dhe në Pejë.

Në Pejë është raportuar se dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Kurse për rastin tjetër nga Peja është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj nënës se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter