Në raportin e 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës, raportohet se janë arrestuar babai me dy fëmijët e tij kosovarë, pasi që në vazhdimësi kishin probleme në mes vete. Ngjarja sipas raportit ka ndodhur në Obiliq.
Të njejtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Lidhur me këtë vepër penale, nga raporti i fundit i Prokurorit të Shtetit, janë ngritur edhe 2 aktakuza, janë caktuar 2 masa të paraburgimit si dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar 3 persona për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer po këtë vepër penale./ Drejtësia Sot