Nga raporti policor i 24 orëve të fundit raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër me shtetësi të Danimarkës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Për veprën e njejtë penale-Dhuna në familje, në këtë raport janë raportuar edhe 6 raste të tjera në regjione të ndryshme të Kosovës. Me një rast të njejtë të sulmit nga e dyshuara femër, është raportuar edhe një rast në Prizren kurse rastet e tjera të sulmeve nga të dyshuarit mashkull janë raportuar të kenë ndodhur me nga një rast në Lipjan, Viti, Malishevë dhe 3 raste në Gjakovë./Drejtësia Sot