|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjykata Themelore Prishtinë – Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor pa praninë e të pandehurit

Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 29 janar, në rastin ku të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 dhe “Mashtrimi” sipas neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal, ka vazhduar mbajtjen e seancës së shqyrtimit gjyqësor pa praninë e njërit prej të pandehurve.

I akuzuari Z.G., pasi është marrë në pyetje, me lejen e gjyqtarit N.A, është larguar nga salla për shkaqe shëndetësore. Sidoqoftë, edhe pa praninë e tij, seanca e shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar me marrjen në pyetje të të pandehurve tjerë.

Neni 384 i Kodit të Procedurës Penale nr. 08/L-032, që trajton shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, potencon se “Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale që njihet sipas detyrës zyrtare apo propozimit të palëve konsiderohet nëse: 1.3. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj. Pra, në këtë seancë është bërë shkelje esenciale e KPPRK-së.

Për rastet e tilla, Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve  nr. 06/L – 057,  neni 5, paragrafi 1.2 e ngarkon gjyqtarin e rastit me shkelje disiplinore.  Masat disiplinore, sipas nenit 7 të këtij ligji, përfshijnë vërejtjen jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim, zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në 50% për një periudhë deri në një vit, transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë të nivelit më të ulët dhe propozim për shkarkim. Po ashtu, sipas nenit 402 paragrafi 1.1 i KPPRK-së, një aktgjykim i shpallur pas një shkeljeje të tillë të procedurës penale, do të kthehej në rigjykim nga Gjykata e Apelit./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter