|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjilan- Mbahet seanca e rradhës ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Gjilan- Departamenti për Krime të Rënda tek gjyqtari i rastit Ramiz Azizi është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarve Arktim Isufi për veprën penale: Dhënje Ryshfeti nga neni 422 par.1,  i akuzuari Mehmet Drugzani për veprën penale :Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 dhe Zijadin Huskovci veprën penale: Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënjës së ryshfetit.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari J.S i cili ka deklaruar në detaje veprimet e ndërrmara nga ekipi hetues regjional për krime ekonomike dhe korrupsion,hetimet e bëra lidhur me këtë rast dhe veprimet konkrete që janë ndërrmar në qendrën e regjistrimit në Komunën e Vitisë nga zyrtari i gjendjes civile që punon aty, pasi ka pasur informacione për falsifikim të dokumentit zyrtarë.

Bazuar në të dhënat dhe shkresat e ARC-së del se i akuzuari Arktim Ramadani  ka marr dokumentin konkretisht ektraktin e lindjes  në mënyrë të kundërligjshme. Zyrtari përgjegjës Mehmet Drugzani në deklaratën e dhënë thotë se është bazuar ne regulloren e UNMIK-ut. Ndër të tjera dëshmitari potencon se i akuzuari Arktim Ramadani i ka dhënë të holla në mënyrë të tërthort përmas personit të tret. Dëshmitar në këtë seancë ishin edhe E.SH dhe B.E.

Pas dëshmitarëve, seanca tutje ka vazhduar me administrimin dhe leximin e shkresave të lëndës të provave materiale dhe atyre personale, poashtu avokati Ymer Huruglica ka propozuar një provë të re si dokument – dëshmi raportin që gruja e të akuzuarit Arktim Ramadani ka marrë një kredi në bankë në qytetin e Kumanovës për dhënjën e atyre 10.000 euro, propozim ky që u aprovua nga kryetari i trupit gjykues.

I akuzuari Arktim Isufi ka pranuar fajësinë, por trupi gjykues me aktvendim e refuzoi një kërkesë të tillë me arsyen se në dispozitiv të aktakuzës akuzohen edhe dy persona të tjerë, por nuk u përjashtua fakti se do të konsiderohet si rrethanë lehtësuese në fund të procedurës. Të akuzuarit e tjerë edhe në këtë fazë të procedurës, nuk e kanë pranuar fajësinë.

Seanca e rradhës vazhdon me datë 12.02.2024 ora 13:00 për tu dhënë fjala përfundimtare.

Kujtojmë që sipas aktakuzës PP.I.NR 75/2023 i akuzuari Arktim Isufi akuzohet se nga mesi i vitit 2012, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan i pandehuri në mënyrë të tërthort ka dhënë ryshfet në shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro personit me nofken ‘’Dino’’ që i njejti përmes personit zyrtar Mehmet Drugzani, ta regjistroj në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitis si shtetas i Republikës së Kosovës, ashtu që pas dhënjës së ryshfetit i pandehuri Arktim Isufi ka pranuar ekstraktin nga regjistri i gjendjes civile  me nr. serik E25792844 dhe çertifikatën e lindjes nr.serik L24432746 i lëshuar nga zyrtari i gjendjes civile Mehmet Drugzani,e më pas ka aplikuar dhe është pajisur në mënyrë të kundërligjshme me letërnjoftim të Republikës së Kosovës .

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter