|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjashtë muaj burgim për mërgimtarin që e kanosi deputetën Ganimete Musliu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti i përgjithshëm është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj Driton Malokut, i cili akuzohej se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu.

Të njëjtit i’u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili me pëlqimin e të pandehurit do të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5,000.00 €.

Gjykata e obligoj të akuzuarin që të paguaj edhe shpenzimet procedurale, 20 euro për paushallin gjyqësor si dhe 20 euro për fondin e kompensimit të viktimave kurse të dëmtuarën Ganimete Musliu, gjykata e udhëzoi në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Driton Maloku, akuzohej se me datën 23.12.2022, përmes telefonit e ka kanosur deputetën Ganimete Musliu me fjalët “A je Ganimetja, ty duhet me të zhduk”, e pas disa minutash, i njëjti i ka dërguar SMS me përmbajtje “Përshendetje Ganimete. aje tu ma kry qat punë me shti qat personin në punë për qka je pagu a po i kthen qato 20,000.00 euro që mi ke mar për me kry punë”, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë për jetën dhe trupit të saj./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter