|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ish-Këshilltari politik pranon fajësinë për mos deklarim të pasurisë

Ish-këshilltari Politik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Luan Maloku, në seancën e mbajtur sot pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka pranuar fajësinë për veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

I akuzuari deklaroj se nuk ka pasur qëllim që ti shmanget deklarimit të pasurisë duke theksuar se e ka bërë deklarimin e pasurisë, mirëpo të njëjtin deklarim e ka bërë duke e llogaritur sipas pagës paraprake, e që paga me vendim të Kryeministrit është rritur për 100% dhe se diferenca mes saj nuk është llogaritur gjatë deklarimit të pasurisë.

Pas deklarimit të të pandehurit, gjyqtari Eroll Gashi, e aprovoj pranimin e fajëisisë nga ana e të pandehurit dhe njoftoj se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 07 gusht 2023.

Ndyshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Luan Maloku po akuzohet se ka kryer veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare  nga neni 430 par. 2 të, pasi që në cilësinë e Zyrtarit të Lartë Publik, ish Këshilltarë Politik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës në Prishtinë, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet, në shumën prej 15,919.22 e ka deklaruar vetëm 6.720 €(560 € në muaj)./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter