|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prishtinë-Kanoset nëna nga vajza e saj

Nga raporti i 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, e dyshuara kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte demoluar gjësendet në shtëpi dhe kishte kanosur nënën e tyre. Ankuesja dhe e dyshuara janë shoqëruar në stacion policor, e dyshuara dyshohet se është përdoruese e substancës narkotike dhe gjatë kontrollit tek e dyshuara janë gjetur një lugë, një qese me sodë (bikarboni) dhe një kaçavidë (kaçavida është sekuestruar) . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndryshe lidhur me këtë vepër penale të dhunës në familje gjatë këtyre 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 5 raste të tjera në regjione të ndryshme të Kosovës si Fushë Kosovë, Prishtinë, Shtime, Prizren dhe Mitrovicë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter