|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza kundër gjashtë personave të dyshuar për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

“Drejtësia Sot” raporton se gjashtë nga këto aktakuza janë ngritur ndaj gjashtë personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Në raportin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë theksohet se ky institucion në 24 orët e fundit ka ngritur aktakuza për pesë persona të përfshirë si të dyshuar për dhunë të ushtruar ndaj familjarëve të tyre.

Ndërsa një aktakuzë për këtë vepër penale e ka ngritur edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”,  me urdhër të prokurorit thuhet se janë ndaluar shtatë persona, katër prej tyre në Prishtinë, dy në Gjilan dhe një në Prizren./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter