|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohet personi i tretë në rastin e zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Nga komunikata zyrtare e drejtorisë së Policisë së Kosovës është raportuar se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar për përfshirje në rastin e zyrtarëve të komunës së Suharekës, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare. Komunikata e plotë vijon si më poshtë:

“Ne vazhdën e veprimeve lidhur me ketë rast dhe nën autorizimin e prokurorit kompetent me datë 28.08.2023 është arrestuar edhe personi tjetër me iniciale (B.S.). I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”/Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter