|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për keqpërdorimin e mjeteve nga Kryeministri i Republikës së Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar kundër të akuzuarve Veton Firzi, Xhevat Bajrami, Feim Hoxha, Burim Reçica, Arsim Thaqi dhe Shqipe Rrahmani Oseku, të akuzuar për keqpërdorimin e 800,613.00 euro të ndara nga Kryeministri i Republikës së Kosovës për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas leximit të aktakuzës nga Prokurorja e rastit Fitore Sadiku, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohen.

Gjyqtarja Alltëne Murseli, i njoftoj të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre që brenda 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit po akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri Veton Firzi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar Sekretar i Përgjithshëm në MKRS-së si Zyrtar Kryesor Administrativ (ZKA), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, konkretisht ka nënshkruar vendim për lejimin e pagesave për OE dhe atë për: kompaninë “AMC”, “Ansambli Shota”, kompaninë “Blendi”, kompaninë “VM3”, kompaninë “Hotel Garden”, kompaninë SHPK “Zero Pozitiv”, kompanisë “Shoqata e Artiste Interpret”, kompaninë “NSH A.M.C për Filarmoninë, kompaninë “Auto Salloni Shotani”, kompaninë “Vavads”, personit Eliza Hoxha në dosje nuk ka faturë vetëm kontratë, kompaninë “Besa Security”, kompaninë “Casa Moda” DPT, kompaninë “Sëis Diamond”, në atë mënyrë që në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ka caktuar zyrtaren për pranimin e faturave nga operatorët ekonomik duke mos pasur kontrata dhe projekte për Shërbime dhe Mallra për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë se Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për pagesën e operatorëve ekonomik nga kodi i subvencioneve nr. 805 duke u bazuar në dy vendimet e kryeministrit të RK-se nr. 03/29 të datës 13.02.2018 ku janë ndarë mjete financiare me vlerë 600.000.00 € dhe vendimin e dytë me nr. 07/64 të datës 11.09.2018 ishin ndarë mjete financiare në vlerë 255,613.00€ gjithsej 855.613.00 euro dhe janë nënshkruar të gjitha kërkesat zyrtare për shpenzime, nënshkrimin e të gjitha urdhër blerjeve, duke i mundësuar që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 855.613.00 euro pa ju nënshtruar procedurave të prokurimit siç parashihet me nenin 22 të Ligjit për Prokurim Publik numër 04/L-042, dhe po ashtu pa marrëveshje kontraktuale ne mes të autoritetit kontraktues dhe operatorit ekonomik, dhe pagesat janë kryer pa pranim të punëve nga komisioni vlerësues dhe mbi të gjitha nuk janë plotësuar kriteret sipas rregullorës financiare nr.01/2013/MF (shpenzimi i parave publike) për ekzekutimin e këtyre pagesave.

I pandehuri Xhevat Bajrami, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, UD i Departamentit te Kulturës në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve (MKRS), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, gjegjësisht kompaninë “AMC”, kompaninë “Blendi”, kompaninë “VM”, me kompaninë “Panda”, kompaninë “Besa Security” dhe Ansamblin”Shota”, në atë mënyrë që në vitin 2018 për manifestimin e 10 vjetorit te Pavarësisë së Republikës së Kosovës pa ndonjë procedure te tenderimit dhe në kundërshtim me nenin 22 te Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/L-042, ka lidhur kontrata për pagesat e operatorëve ekonomik të lartcekura pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF.

I pandehuri Feim Hoxha, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, UD i Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qellim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që ne vitin 2018 për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës se Kosovës pa ndonjë procedurë të tenderimit apo shpallje publike për dhe në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/L-042, ka lidhur kontrata për pagesat e operatorëve ekonomik dhe atë Kontrata me Hotel “Sëis Diamond” me ndërmarrjen “VM3” SHPK- Prishtinë, Eliza Hoxha në dosje nuk ka faturë, por vetëm kontrate, me Hotel “Garden” Prishtine, me kompaninë “Zero Pozitive” Shpk-Prishtine, “Fil harmonia”e Kosovës, kompanisë NSH “A.M.C” për “Filharmonin, kompaninë Auto Salloni “Shotani” Prishtinë, kompanisë “Vavads dhe si rezultat i këtyre kontratave ka krijuar mundësinë se pagesave të kundërligjshme duke bëre pagesa operatoreve ekonomik, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF.

I pandehuri Burim Reçica, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, Drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve (MKRS), ne periudhën kohore 15.02.2018 – 18.11.2018 ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që për manifestimin e 10 vjetorit te Pavarësisë së Republikës së Kosovës pa ndonjë procedurë te tenderimit dhe në kundërshtim me nenin 22 te Ligjit për Prokurimin Publik numër 04/1-042, ka lidhur kontrate për pagesën me dt. 15.02.2018 me operatorin ekonomik D.P.T ” Casa Moda” Prishtinë dhe fatura e lëshuar për furnizim me datë 18.11.2022 me nr. nr.000241, për furnizim me pajisje, këmisha dhe kostume, ku si rezultat i kësaj kontrate të kundërligjshme, MKRS i ka bërë pagesa operatorit në fjalë vlerë prej 3,780.00 euro , pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullorës financiare nr.01/2013/MF.

I pandehuri Arsim Thaqi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si Zyrtar çertifikues në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare, me qellim te përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë qe ka certifikuar- aprovuar pagesat ne Projektin e Manifestimi e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për muajin shkurt 2018 duke përfituar (27) njëzet e shtatë Operatoret Ekonomik në vlerë prej 803,267.15 € ku nuk është respektuar kodi apo linja ekonomike për shërbime dhe mallra, por është shfrytëzuar kodi i subvencioneve dhe nuk është respektuar Ligji i Prokurimit Publik, Nr. 04/L-042 dhe Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik, të sigurohej për kushtet e zbatueshme te një kontrate publike te jene përmbushur para regjistrimit te shpenzimit në SIMFK dhe autorizimit te pagesave pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullorës financiare nr.01/2013/MF.

E pandehura Shqipe Rrahmani Oseku, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si Zyrtar çertifikues (alternative) në Ministrinë e Kulturës Rinis dhe Sporteve, ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, OE, në atë mënyrë ka certifikuar- aprovuar pagesat Projektin e Manifestimi i 10 Vjetorit te Pavarësisë së Kosovës për muajin shkurt 2018, ku kanë përfituar tetë (8) Operatorët Ekonomik në vlerë prej 37,432.75 € dhe këto çertifikime janë si vazhdim i çertifikimeve të më parme nga zyrtari çertifikues Arsim Thaqi, ku nuk është respektuar kodi apo linja ekonomike për Shërbime dhe Mallra, por është shfrytëzuar kodi i subvencioneve dhe nuk është respektuar Ligji i Prokurimit Publik, Ligji Nr. 04/1-042 dhe Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik, të sigurohej që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para regjistrimit të shpenzimit në SIMFK dhe autorizimit të pagesave, pa i respektuar procedurat për shpenzimin e parasë publike sipas rregullores financiare nr.01/2013/MF./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami dhe Leotrim Pajaziti.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter