|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet rigjykimi ndaj ish-inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin e Krimeve të Rënda është mbajtur rigjykimi ndaj ish-inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës.

Kjo seancë ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Xh.K, i cili ka deklaruar se qëndron pas deklaratave të dhëna në këtë shqyrtim gjyqësor si dhe atyre të dhënë në Prokurori, ndërsa palët nuk kanë pasur pyetje tjera për të.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gëzim Ademi deklaroi se me qenë se në këtë seancë nuk është i pranishëm dëshmitari F.L, eksperti i ndërtimtarisë Lulzim Dema dhe eksperti i gjeodezisë Hamdi Tasholli, seanca shtyhet për datën 02 tetor 2023, ku do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit si dhe të ekspertëve.

Ndryshe sipas aktakuzës, Mobere Hyseni dhe Doruntina Dumani po akuzohen se në cilësinë e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguar ti kryejnë.

Të akuzuarit Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Afrim Krasniqi, akuzohen se gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerr vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet kundërligjore në dy objekte banesore, i cili ka pasur tejkalim të lejes ndërtimore.

Ata po akuzohen nga Prokuroria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami dhe Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter