|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjykata liron nga akuza zyrtarët e Komunës së Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren- Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur sot aktgjykimin lirues ndaj zyrtarëve të Komunës së Suharekës të akuzuar për korrupsion.

Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha, e cila tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.

Për këtë rast po akuzoheshin Jehona Rafshi-Drejtoreshë e Drejtorisë së Inspekcionit  dhe Hafir Maliqaj Inspektor i Ndërtimit në Suharekë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Pasi që ndaj tyre është shpallur aktgjykim lirues të njëjtit lirohen nga shpenzimet gjyqësore.

Kujtojmë se sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren Jehona Rrafshi-Lumi po akuzohej se duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare dhe nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, ashtu që në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Suharekës, nxjerrë konkluzion , të dates 26 maj 2020,  e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje në parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding”, në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës, nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri Hafir Maliqaj  akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, ashtu që si inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist, i ndërtuar nga investitori Blerim Gashin, pronë e të dëmtuarës “Agrokosova – Holding” në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga drejtoresha Drejtorisë Drejtorisë së Inspekcionit më 30 nëntor 2020, pasi ka përfunduar ndërtimi dhe me këtë të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material ose shkelur të drejtat e saj.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Maliqaj nuk ka vepruar sipas urdhrit të aktvendimit të lëshuar vete më 20 gusht 2020, që në afatin e lejuar prej 15 ditëve të pajiset me leje ndërtimi.

Në aktakuzë thuhet se gjatë këtij afati njëherit ta mbikëqyrë dhe pengojë investitorin Xhevdet Rexhepin, pronar i objektit afarist “Viva Fresh” në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, që të vazhdojë me ndërtim, por përveç që nuk e bën këtë, po ashtu del me vonesë në vend të ngjarjes më 28 shtator 2020, në vend që të ndërmarrë masa që investitorit t’i lejojë afat për rrënim vullnetar e pastaj eventualisht për rrënim të detyrueshëm, përsëri i jep afat shtesë por tani më të gjatë prej 30 ditëve që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Yllka Shabanaj

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter