|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet mbledhja e 314 e KGJK-së

Është mbajtur mbledhja e 314 e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën janë diskutuar 5 pika të rendit të ditës. Caktimi i u.d. Administratorit të Gjykatës Supreme të Kosovës, shpallja  e konkursit  të brendshëm për administrator  të Gjykatës  Supreme të Kosovës, themelimi i komisionit për rekrutim të administratorit të Gjykatës Supreme të Kosovës, themelimi   i   komisionit   për   rishqyrtim   të   ankesave   kandidatëve   për administrator të Gjykatës Supreme të Kosovës  si dhe shqyrtimi i njoftimit të Njësisë për Menaxhimin Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionim të gjyqtarëve, kanë qenë pikat për të cilat KGJK ka vendosur në këtë mbledhje.

Me shumicë votash është zgjedh u.d administratorja e Gjykatës Supreme znj.Vjollca Cenaj, kurse pas këtij vendimi është hapur konkursi i brendshëm për pozitën e administratorit të Gjykatës Supreme. Tutje, janë zgjedhur edhe anëtarët e komisioneve sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës ku lidhur me Komsionin për rekrutim të administratorit të Gjykatës Supreme të Kosovës janë caktuar si anëtarë Gjyqtari- Faret Veliu, Gjyqtarja- Arjeta Sadiku dhe  si kryetare e komisionit Gjyqtarja- Teuta Ibrahimi. Lidhur me Komisionin për rishqyrtim të ankesave kandidatëve për administrator të Gjykatës Supreme kryetar i komisionit u zgjedh, Gjyqtari-Avni Mehmeti kurse si anëtarë Gjyqtari-Zenel Leku dhe Gjyqtarja- Nora Bllaca.

Ndër të tjera u mor edhe vendimi për të propozuar tek Presidentja e Republikës së Kosovës që të lirohen nga detyra Gjyqtarët: Gani Avdiu, Hasan Shala, Sefer Gutaj dhe Gjyqtarja Tomka Berisha, meqenëse do e përfundojnë mandatin për shkak të pensionimit./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter