|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet takimi në mes GLPS-së dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), z. Naser Shamolli – Hulumtues i Lartë, z. Liridon Salihi – Koordinator i Projektit dhe z. Leotrim Pajaziti – Monitorues, gjatë ditës së djeshme janë pritur në takim nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), z. Enver Krasniqi.

Në këtë takim, z. Krasniqi dhe z. Alban Sutaj – zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, treguan më gjerësisht lidhur me punën, rolin dhe kompetencat që ka aktualisht AAPSK-ja, si dhe u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të monitorimit të punës së këtij institucioni nga ana e GLPS-së.

Në fund, palët u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes tyre duke respektuar në përpikëri Ligjin për qasje në dokumente publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Ky takim u organizua në kuadër të Projektit “Supporting Public Administration Reform and Rule of Law through Fighting Corruption and Improving Service Delivery – ACT NOW”, që implementohet nga GLPS dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të komponentëve të projektit ACT NOW, GLPS përveç monitorimit të punës së gjykatave dhe prokurorive do të bëj edhe monitorimin e punës së AAPSK-së./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter