|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfaqësues të GLPS-së takohen me Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë, 15 shtator 2023

Përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) gjatë ditës së sotme kanë realizuar një takim me z.Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga GLPS, znj. Donika Çeta – Menaxhere e Projektit, z. Liridon Salihi – Koordinator i Projektit dhe z. Rinor Bajrami– Monitorues, nga drejtori Buleshkaj u njoftuan më gjerësisht lidhur me punën, rolin dhe kompetencat që ka aktualisht APK-ja.

Po ashtu, palët diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të monitorimit të punës së këtij institucioni, si komponentë e rëndësishme në kuadër të projektit “Supporting Public Administration Reform and Rule of Law through Fighting Corruption and Improving Service Delivery – ACT NOW”, që implementohet nga GLPS dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e GLPS-së dhe drejtori i APK-së u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në mes tyre duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi.

Ky takim u organizua në kuadër të Projektit “ACT NOW”, përmes së cilit, GLPS përveç monitorimit të punës së gjykatave dhe prokurorive do të bëj edhe monitorimin e punës së Agjencisë për Parandalimin e Korruspionit (APK) dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK)./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter