Nga raporti i 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i ATK-së, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me një rast tjetër të kësaj vepre penale është edhe komuna e Gjilanit ku janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri roje i pyllit ku ju kishte mundësuar dy të dyshuarve tjerë që të pajisen me dokumente për të bartur dru në mënyrë jo të rregullt. Dyshohet se lëndët drusore janë prerë ilegalisht në pyll. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot