Nga raporti i policisë së Kosovës është raportuar se në regjionin e Kaçanikut është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe motrës së tij, i njëjti ka dëmtuar edhe mobilet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe nga ky raport janë raportuar edhe raste të tjera të dhunës në familje, si në Fushë Kosovë ku është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Me një rast tjeter përfshihet edhe Prishtina ku ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar./Drejtësia Sot