|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari në gjykimin ndaj zyrtarëve të ATK-së dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special është dëgjuar dëshmitari F.T, i cili dëshmojë në rastin ku 3 zyrtar të ATK-së, po akuzohen për veprën penale: Zbulimi i fshehtësisë zyrtare, ndërsa 6 të akuzuar tjerë për veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në këtë seancë, dëshmitarit F.T, ju parashtruan pyetje nga Prokurori i Prokurorisë Speciale Burim Qerkini si dhe mbrojtësi i të pandehurit Skender Fetaj, Av. Mahmut Halimi.

Përgjatë dëshmisë së tij, dëshmitari F.T deklaroj se në biznesin “EGTK II” Sh.P.K, ka punuar si menaxher i 3 pikave të këtij biznesi dhe deklaroj se si menaxher në këtë biznes është punësuar nga Skender Fetaj, ndërsa përgjegjësi për punën e tij i ka dhënë të akuzuarve Driton Haxhijaj dhe Arian Kastratit.

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohet edhe dëshmitari R.G, mirëpo mbrojtësi i të pandehurit Driton Haxhijaj, Av. Granit Vokshi, propozoj që deklaratat e tij të lexohen dhe të mos dëgjohet fare si dëshmitarë.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, mori edhe deklarimet e palëve tjera në procedurë dhe mori aktvendim që deklaratat e tij të lexohen dhe të mos dëgjohet si dëshmitarë në këtë seancë.

Seanca e radhës është caktuar për datën 25 shtator 2023.

Ndryshe sipas aktakuzës, të pandehurit Skender Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, po akuzohen se nga shkurti i vitit 2015 e deri më datë 01.12.2016 duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuar me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit,ashtu që kanë siguruar numra serik të dublifikuar-falsifikuar të Roletave dhe të aparateve të automateve e këto rolete e aparate me numra të falsifikuar i kanë vendosur në pika të ndryshme e kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.

Në pikën 2 të aktakuzës, të pandehurit Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Driton Haxhija dhe Burim Ismajli, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit të  cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit, ashtu që në njësitë e baltores sportive ” Planet Win 365″, pronë e Ramadan Latifi, pas koordinimit në mes veti kanë blerë programin për Lojëra “Keno” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontrolle, si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndërsa, i akuzuari Ramadan Ibishi, akuzohet edhe për veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale: Zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

I pandehuri Ramadan Ibishi, në cilësinë e personit zyrtar-Inspektor i lartë i ATK-së, me qëllim të përtimit material pa autorizim ju ka vënë në dispozicion personave të tjerë, të pandehurve Driton Haxhija dhe menaxherëve të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që i ka njoftuar menaxherët e kompanive të lojërave të fatit për aksionet e ATK-së, kur dhe ku ata do të dalin në aksion, vetëm apo me policinë dhe Doganën e Kosovës, e duke u dhënë edhe udhëzime që ti mbyllin lokalet që këta persona do të mund të ju iknin ndëshkimeve apo masave të tjera ligjore për punën e kundërligjshme të tyre.  

I pandehuri Selatin Hoxha, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar- Inspektor i lartë i ATK-së, ju ka vënë në dispozicion personave të tjerë, të pandehurve Driton Haxhijaj, Arian Kastrati dhe menaxherëve të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që i pandehuri i ka njoftuar personat e paautorizuar-menaxherët e kompanive të lojërave të fatit se në cilat qytete do të dalin inspektorët e ATK-së për inspektim të lokalëve apo edhe është takuar fizikisht me ta për ti njoftuar për kontrollet e kryera dhe gjobat e shqiptuara duke ju mundësia të pandehurve të tjerë- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që të ikin kontrollove kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.

I pandehuri Fisnik Ibishi, akuzohet se me dashje i ka ndihmuar të pandehuri Ramadan Ibishi, i cili është babai i tij në kryerje të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri Ramadan Ibishi deri sa ka qenë në orar të punës ja ka përcjell të pandehurit Fisnik Ibishi, informatat zyrtare dhe atë se kur dhe ku do të bëhet kontrolla nga inspektorët e ATK-së, në bizneset e lojërave të fatit, atëherë i pandehuri i ka njoftuar menaxherët e bizneseve të lojrave të fatit, duke ju dhënë në këtë mënyrë, informata se në cilin qytet janë duke dal kontrolla e ATK-së për inspektim të lokaleve, e duke ju mundësuar kompanive të lojërave të fatit- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që ti ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter