|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Fillon gjykimi ndaj 13 të akuzuarve për korrupsion e armëmbajtje pa leje

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj-Departamentin për Krime të Rënda dje është dhënë fjala hyrëse në çështjen penale ndaj të akuzuarve Sabedin Mustafa , Beqë Uka, Asim Balia, Ramadan Ukzmajli, Bahri Baliu, Ibrahim Halilaj, Ahmet Bajraktari, Avdi Agushi. Naim Avdyli, Heset Neziri, Ali Kosumi, Rasim Avdyli dhe Isuf Qerkini.

“Drejtësia Sot” raporton se personat e lartcekur akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë seancës së djeshme, prokurorja e rastit theksoi se mbetet në tërësi pranë aktit akuzues dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e secilit nga të akuzuarit që janë përfshirë në këtë aktakuzë.

Për dallim nga prokurorja, mbrojtësit e të akuzuarve, gjatë fjalës hyrëse deklaruan se provat materiale që bëjnë pjesë në aktin akuzues nuk do të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve dhe se gjatë shqyrtimeve gjyqësore do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturve të tyre.

Më pas, propozimi i avokates Elvira Heta-Vata që seanca të shtyhet për ditën e premte, me qëllim që të dëgjohet në tërësi dëshmia e dëshmitarit, u aprovua nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Habib Zeqiri, Fitore Daci dhe Hakile Ilazi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e datës 5 korrik 2021, veprat penale që dyshohen se janë kryer nga ana e të akuzuarve gjatë vitit 2020, kanë të bëjnë me mundësimin e kundërligjshëm të prerjes dhe bartjes së drunjëve, me ç’rast i shkaktojnë dëm material në vlerë të pacaktuar Njësisë së Pylltarisë në Komunën e Ferizajt./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter