|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Zyrtarët e komunës së Novobërdës deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion

Tomislav Stankovic dhe Sreten Ivanovic, të dy zyrtarë në komunën e Novobërdës, kanë mohuar se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Drejtësia Sot” raporton se një deklarim të tillë, të akuzuarit Stankovic dhe Ivanovic e dhanë në seancën e sotme gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda.

Pas paraqitjes së fjalës hyrëse nga ana e prokurorit të shtetit, Shefik Mehmeti, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sabedin Mushica dhe antarët Islam Thaqi dhe Sahit Borovci, ftuan të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre të paraqesin fjalët hyrëse.

Të akuzuarit deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë lidhur me veprat penale që i vihet në barrë nga akti akuzues i Prokurorisë.

Më pas, gjykimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Rrahim Miftari – drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Novobërdë dhe dëshmitarit Lulzim Llapashtica – laborant i mjekësisë dhe kryeinfermier i përgjithshëm.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve Miftari dhe Llapashtica, kryetari i trupit gjykues vendosi që vazhdimi i kësaj seance të bëhet me datën 02 nëntor 2023, nga ora 9:00.

Sipas aktakuzës, Tomisllav Stankovic si Drejtor i Shëndetësisë në komunën e Novobërdës dhe Sreten Ivanovic si shef i administratës së përgjithshme në këtë komunë, akuzohen se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”./Drejtësia Sot

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter