|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ferizaj- Mbahet seanca ndaj të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj-Departamentin për Krime të Rënda sot është mbajtur seanca tek gjyqtari Ilir Bytyqi me antarët e trupit gjykues Habib Zeqiri dhe Adem Shabani ndaj të akuzuarit Bekim Kqikut i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”

Të pranishëm në seancën e mbajtur ishin prokurorja e shtetit Sebahate Sinani, i akuzuari Bekim Kqiku me dy avokatë mbrojtës sipas autorizimit av. Tomë Gashi dhe av. Shemsedin Piraj.

Lidhur me deklarimin e të akuzuarit, mbrojtësi av.Tomë Gashi theksoi se e ka këshilluar të mbrohet në heshtje, por i akuzuari ka shprehur dëshirë të deklarohet. Pyetje ndaj të akuzuarit si fillim i parashtroi avokati i tij, kurse tutje Prokurorja e rastit e ballafaqoi me deklaratat e dhëna më herët në polici.

Gjithashtu, Prokurorja e rastit Sebahate Sinani, propozoi që për përgatitjen e fjalës përfundimtare ti ipet kohë, pasi që lënda është voluminoze. Me këtë propozim janë pajtuar edhe avokatët mbrojtës.

Seanca e rradhës pritet të mbahet më datën 18.10.2023  në orën 09:00.

Shënim: Personat e lartë cekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./DrejtësiaSot                                                                                                                           

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter