|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Dhënie dhe Marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet përësi seanca e paraparë të mbahej për sot, në rastin ku të akuzuar janë Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ dhe Hajdar Dili për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’.

Për shkak të mungesës së prokurorit Armend Hamiti dhe të tre dëshmitarëve: Mergim Bajrami, Fisnik Rakoci dhe Ruzhdi Dili, nuk pati kushte ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, të cilat u konstatuan nga kryetari i trupit gjykues Gëzim Ademi.

Ndërsa seanca e kaluar kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së të akuzuarit Hajdar Dili dhe mbrojtësit të tij, si dhe të dy dëshmitarëve në këtë rast.  

Gjyqtari Ademi pas konsultimit me anëtarët e trupit gjykues dhe mbrojtësit mori aktvendim për shtyrjen e seancës për datën 23 tetor 2023, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sabri Shabani, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421, par.2 të KPRK-së, në atë mënyrë që më datë 28 prill 2022 në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor dhe kolegu i tij Fisnik Rakoci ishin duke u marrë me një aksident trafiku, i pandehuri Sabri Shabani e ndalon autobusin me targa 01-599-QQ të kompanisë ‘Dita’ gë ishte duke qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë-Poduievë e të cilin autobus ishte duke e drejtuar Ruzhdi Dili dhe ua merr librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra, me pretendim se kanë kryer kundërvaitie në trafik duke hyrë në semaforë të kuq dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e personit zyrtar. Në këtë rast i dyshuari Sabri Shabani duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Sabri Shabani i vetëdijshëm për veprën e vet dhe duke e dëshiruar kryerjen e saj, në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor, me datën 28 prill 2022 në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit duke e telefonuar të pandehurin Hajdar Dili kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) për vete me qëllim që të pandehurit Hajdar Dili të ja kthente librezën e qarkullimit të autobusit, e ku i dyshuari Sabri Shabani me date 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ja dorëzon të pandehurit Hajdar Dili në kundërvlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra 315 me targa pronë e kompanisë Dili.

Ndëra i pandehuri tjetër Hajdar Dili, po akuzohet se me datën 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është takuar me të pandehurin Sabri Shabani i cili ishte në cilësi të personit zyrtar dhe pas marrjes së librezës së qarkullimit të autobusit, vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë ku të dyshuarit Sabri Shabani ja jep 50 € (pesëdhjetë euro), në mënyrë që ai person të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri ta kthejë librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra dhe të mos i shqiptoj fletëparagitje për kundërvajtje punëtorit Ruzhdi Dili i cili ishte shofer në kompaninë ‘Dita’, pronar i së cilës është i pandehuri Hajdar Dili.

Shënim: Personat e lartë cekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./Drejtësia Sot                                                                                                                           

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter