|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sladjan Trajkoviq i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 26 shtator 2023- Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykim dënues me burgim në rastin ndaj Sladjan Trajkoviq, i akuzuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422, par. 1 të KPRK-së.

Sladjan Trajkoviq sipas aktgjykimit u dënua me 1 vjet burgim, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 13.10.2014 deri më datë 08.05.2015.

I akuzuari, sipas gjykatës është gjetur fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe paushallit gjyqësor obligohet të paguajë shumën prej 100 euro, ndërsa në emër të Fondit të Kompensimit të Viktimave shumën prej 50 euro.

Poashtu i akuzuari obligohet që të bëjë kompensimin e dëmit ndaj Komunës së Graçanicës, në shumë prej 58,021.47 euro.

Ky është aktgjykimi i dytë ndaj Trajkoviq, pasi lënda është e kthyer në rigjykim me aktvendimin e Gjykatës së Apelit e cila kishte anuluar vendimin e Gjykatës Themelore.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Slladjan Trajkoviq akuzohet se prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri me 13 tetor 2014 duke e shfrytëzuar detyrën pasi që ka qenë depoist kryesor në depon e Komunës së Graçanicës e cila ndodhet në fshatin Llapnasellë, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pajisje medicinale si dhe tre ventilator viasys dhe barna të cilat kanë qenë në depon e Komunës së Graçanicës, meqenëse ka qenë i vetmi që ka pas në posedim qelsat e dyerve dhe njëherit ka pasur qasje në këtë obiekt, giatë dhe pas orarit të punës ka bartur me veturën e tij private gjësende të cilat kanë qenë në depo dhe të njëjtat i ka dërguar në drejtim të panjohur, e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti, me ç’rast i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm Komunës së Graçanicës, buxhetit të saj rreth 58,021.47€.

Sipas këtyre veprimeve, Trajkoviq akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar’ nga neni 422, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter