Në Gjykatën Themelore në Pejë u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion, që të tre të akuzuar për korrupsion.
Nga seanca e mbajtur me datë 19.09.2023 është dëgjuar dëshmitari J.B si teknik në parkun nacional i ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapsinor, i njejti deklaron se ka aplikuar për fonde në FMN për ndërtim të shtëpive turistike për qëllim të zhvillimit të turizmit në bashkëpunim me Malin e Zi, dhe se ka nënshkruar një marrëveshje me donatorin me programin ndërkufitar Mali Zi-Kosova me nr. Ref. Europe AID.
Më tej ai shton se, nga fondi prej 170.000€ si shoqatë kanë pranuar vëtëm 91.000€ ndërsa pjesa tjetër nuk ka dal edhe pse me letra e kanë fituar, me këto fonde kanë ndërtuar shtëpi alpike me lokacion në bjeshkën e Baballoqit e që kjo bjeshkë e përfshin zonën e parkut kombëtar dhe se toka ku po ndërtohet Shtëpia Aplike nuk është pronë e askujt është e parkut Nacional.Me tutje dëshmitari shton se,shfrytëzues i shtëpisë aplike është vet shoqata dhe nuk gjeneron të hyra, dhe se kjo shoqatë ka për qëllim zhvillimin e turizmit ndërkufitar dhe si grup alpik.
Me pas u dëgjua edhe dëshmitari M.B – pylltar pranë ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapsinor dhe se i njëjti është përgjegjës për terrenin Bjeshka e Baballoqit që është në kuadër të parkut nacional. Ai deklaron se, ka inspektuar në bjeshkë në vitin 2020 dhe ka hasur në ndërtim, ku edhe ka përpiluar procesverbal dhe ka kërkuar dokumentacionin përkatës por nuk kanë prezentuar dhe ka kërkuar që punimet të ndërpriten dhe i’a ka dorëzuar përgjegjësinë S.Q.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 18 korrik 2022, i pandehuri Ramë Melaj në objektin e Komunës së Deçanit, në cilësinë e drejtorit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja me shumë prej 170.000€ për organizatën ‘’Shtëpia Alpike’’, me përfaqësues Jeton Berisha, në atë mënyrë që, lëshon vendim me nr. 04. Nr. 6082/1 për lejimin e ndërtimit të objektit të qendrës turistike në ‘’Bjeshkët e Belegut’’, ashtu që i pandehuri me rastin e pranimit të kërkesës nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunës e Deçanit, lëshon lejen në fjalë me të cilën ia mundëson dhe lejon organizatës ndërtimin e objektit të qendrës turistike në ngastrën kadastrale Izniq, në pasuri shoqërore, pronë kjo nën administrimi të AKP-së, e cila shtrihet në zonën e parkut kombëtar, me të cilën menaxhon MMPHI-ja e për të cilën ngastër nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi pa miratimin e Planit Hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.
I pandehuri Ramë Melaj po ashtu akuzohet se me datë 06.08.2020, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja me shumë prej 40.000€ për organizatën ‘’OJQ Kosovo Montain Club’’, në atë mënyrë që, lëshon vendim për leje mjedisore komunale me nr. 04. Nr. 13396/1 për lejimin e zbatimit të projektit ‘’Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive-Via Ferata Deçan’’ si dhe ‘’Shtegu për ngritje në faqe shkëëmbore në Grykën e Deçanit’’, i pandehuri, me rastin e pranimit të kërkesës nga përfaqësuesi i auzorizuar i OJQ-së- Adritik Gacaferi, nxjerr vendim për leje mjedisore komunale për ngastrat kadastrale me nr. 312/1 dhe 42/0 ZK. Isniq, me titullar P.SH OTHPB ‘’Kosovodervo Prishtinë OP Gjeravica’’, prona këto nën administrimin e AKP-së, me të cilën ia mundëson dhe lejon OJQ-së zbatimin e projektit të sipërshënuar në zonën e parkut kombëtar me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të miratimit të planit hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.
I pandehuri Ramë Melaj po ashtu në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze akuzohet se me datë 29.12.2020 duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/grantit nga BE-ja me shumë prej 323.160€ për personin tjetër dhe atë Bashkim Ahmetaj, në atë mënyrë që, lëshon pëlqim me nr. 04. Nr. 32848/2 për aplikim dhe ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+1, ndërtimin e 24 bujtinave dhe hapësirave për montimin e lojërave rekreative, kjo duke vepruar sipas kërkesës së parashtruar nga i lartcekuri dhe për ndërtim në ngastrën kadastrale me nr. 209/0 ZK. Isniq, pronë e të njejtit, me të cilën ia mundëson zbatimin e projektit të sipërshënuar në zonën e parkut kombëtar, me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të planit hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.
Si dhe, në dispozitivin e katërt i pandehuri Ramë Melaj akuzohet se me datë 05.06.2020 duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe atë për subjektin ekonomik ‘’Lika Trade’’ SH.P.K Deçan me pronar Jahir Likaj, në shumën që tejkalon 5.000€, në atë mënyrë që, lëshon vendimin për ndërtim të objektit afaristo-banesor me etazhitet B+P+6 dhe B+P+7 për subjektin ekonomik në fjalë, duke qenë në dijeni për kushtet e përcaktuara për ndërtim nga PRRU-ja dhe për marrëveshjen paraprake të dt. 15.11.2011 e lidhur në mes të Komunës së Deçanit dhe investitorit ‘’Gogaj AG’’, si dhe duke qenë nënshkrues i aktvendimit me nr. 04. Nr. 167/1 të dt. 28.01.2013, si dhe kushteve të lokacionit me nr. 04. Nr. 4902/11 të dt. 06.11.2012, për ngastrën kadastrale nr. 1073/1, PSH. e Komunës së Deçanit, me përfitues subjektin ekonomik ‘’Gogaj AG’’, edhe përkundër kësaj i njejti lëshon vendimin për leje ndërtimore me nr. 04. Nr. 9669/2 të datës 05.06.2020, me përfitues subjektin ekonomik ‘’Lika Trade’’, të cilit ia mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në ngastrën e njëjtë, e me vlerë investive prej 24.134.17€,
Ndërsa sa i përket të akuzuarve Jashar dhe Halil, me datë 11.02.2019 e në vazhdimësi deri më sot, duke vepruar në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me shumë që tejkalon 5.000€, në atë mënyrë që, i pandehuri Halil si drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, K. Deçan, ndërsa i pandehuri Jashar si Shef i Sektorit për Inspekcion pranë kësaj drejtorie, duke vepruar në kundërshim me nenin 29, 30 dhe 31 të Ligjit për Ndërtim, si dhe nenit 6 par. 3 nën par. 3.8 si dhe nenit 6 par. 3 nen par. 3.8 të nenit 15 par. 1 nen par. 1.2 te Udhëzimit Administrativ, nuk ndermarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e të njejtëve dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 të Ligjit për Inspektorat, mundësojnë ndërtimin e tre kateve (3K) shtesë dhe katit tërheqës (KT) në objektin afarist-banesor “Lindi Residence”, që sipas lejes ndertimore me numer 04.nr. 2491/2 e datës 11.02.2019, i lejohej ndertimi me etazhitet B+ +3K, përkundër që kanë qenë në dijeni për këtë fakt sipas inspektimit të dt. 05.03.2021 dhe inspektimit të fundit në bashkëpunim me organet kompetente të dt. 11.06.2021, ku edhe janë vënë shiritat për mbyllje të vend-punimit, të konstatuara si punime ndërtimore të kundërligjshme, e që të njejtit sipas detyrës zyrtare kanë qenë të obliguar të marrin vendim për rrënim, mirëpo nuk veprojnë në këtë drejtim, duke mundësuar që investitori të vazhdojë me punime ndërtimore të kundërligjshme, duke përfunduar objektin afarist- banesor dhe duke i mundësuar përfitim përmes rritjes së siperfaqës rreth 2500m2.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoroi Elvana Hatashi