|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohet i pafajshëm zyrtari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të pandehurit Luan Gora, i akuzuar se në cilësinë e zyrtarit në Gjykatën Themelore në Gjakova, ka kryer veprën penale : Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar.

I njëjti u deklarua i pafajshëm për veprën penale me të cilën ngarkohet sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Pas deklarimit të të pandehurit lidhur me fajësinë e tij, kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij i dha afat prej 30 ditësh që të paraqesin kundërshtimet e tyre si dhe të paraqesin kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Luan Gora, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtarë,  referent i lartë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, përdorë autorizimet e tij në mënyrë të kundërligjshme duke i shkelur të drejtat të dëmtuarës, në mënyrë që i njëjti pas pranimit të dosjes së lëndës nga zyra e gjyqtarit të çështjes, vendos vulën e plotfuqishmërisë në aktgjykimin PKR.141/15, duke qenë në dijeni për ekzistimin e palës së dëmtuar në këtë çështje penale dhe faktin se e njëjta asnjëherë nuk e ka pranuar aktgjykimin PKR.141/15, ndaj të cilit vendim e dëmtuara ka pasur të drejtë ankese, ashtu që i pandehuri edhe për kundër kësaj nuk ndërmerr asnjë veprim në drejtim të udhëzimit që të dëmtuarës ti dorëzohet aktgjykimi, por pa i përfillur kushtet ligjore e vendos vulën e plotfuqishmërisë dhe me këtë i mohon të drejtën në ankesë apo të drejtën për kërkesë në kompensim.

Me këtë ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par. 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter