Projekt i realizuar nga:

Dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin e zyrtarëve të Drejtorisë për Gjeodezi në Komunën e Fushë Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku zyrtarët e e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunë e Fushë Kosovës, po akuzohen për Keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe veprat penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe Falsifikimi i dokumenteve. Dëshminë e… Continue reading Dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin e zyrtarëve të Drejtorisë për Gjeodezi në Komunën e Fushë Kosovës

Deklarohet i fajshëm ish-Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Istogut

Është deklaruar i fajshëm ish-Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Istogut, Hysen Maxharraj, për veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare. Këtë deklarim i akuzuari Hysen Maxharraj, e bëri në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin e Përgjithshëm,… Continue reading Deklarohet i fajshëm ish-Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Istogut

Deklarohet e pafajshme Kryetarja e Komunës së Graçanicës për mosdeklarim të pasurisë

Ta martën e 26 tetorit 2023, në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin e Përgjithshëm është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarës Ljiljana Subaric, Kryetare e Komunës së Graçanicës, e akuzuar për veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare. Në… Continue reading Deklarohet e pafajshme Kryetarja e Komunës së Graçanicës për mosdeklarim të pasurisë

Dështon të filloj rigjykimi në rastin “Veteranët”

Ka dështuar të filloj rigjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda, në rastin “Veteranët”. Ndonëse kjo çështje penale është kthyer në rigjykim me datë 24 mars 2022, gjykata ende nuk ka arritur të mbaj ndonjë seancë lidhur me këtë çështje penale. Edhe seanca e planifikuar të mbahej sot, dështoj në mungesë… Continue reading Dështon të filloj rigjykimi në rastin “Veteranët”

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-kryeshefit të KPM-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku akuzohet ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) Luan Latifi, për veprën penale të korrupsionit. Në fillimin të seancës gjyqtari i rastit Alban Ajvazi konstatoi mungesën e mbrojtësit të palës së dëmtuar, avokatit Naim Rudari, i cili ka njoftuar gjykatën paraprakisht… Continue reading Dështon të mbahet seanca ndaj ish-kryeshefit të KPM-së

Dhuna në familje- Brenda 24 orëve 5 raste të raportuara

Nga raporti i 24 orëve të fundit të policisë së Kosovës, janë raportuar gjithsej 5 raste të dhunës në familje. Këto raste janë raportuar në regjione të ndryshme të Kosovës si: Prishtina me dy raste, Gjakova me dy raste dhe me një rast është raportuar Malisheva. Në rastin e parë në Prishtinë, viktima femër kosovare… Continue reading Dhuna në familje- Brenda 24 orëve 5 raste të raportuara