|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të filloj rigjykimi në rastin “Veteranët”

Ka dështuar të filloj rigjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda, në rastin “Veteranët”.

Ndonëse kjo çështje penale është kthyer në rigjykim me datë 24 mars 2022, gjykata ende nuk ka arritur të mbaj ndonjë seancë lidhur me këtë çështje penale.

Edhe seanca e planifikuar të mbahej sot, dështoj në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja, i cili sipas kryetarit të trupit gjykues Gazmend Bahtiri, ishte njoftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, seanca e radhës u caktuar për datën 31 tetor 2023, ndërsa për të pandehurin Shukri Buja, kryetari i trupit gjykues Gazmend Bahtiri, tha se do të lëshohet urdhëresë për shoqërim.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, me vendimin e Gjykatës së Apelit pritet të rigjykohen edhe një herë për të njëjtat akuza.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me 16 prill 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues në rastin “Veteranët”, por, Gjykata e Apelit – Departamenti Special, më 21 mars 2022, kishte aprovuar si të bazuar ankesën e PSRK-së ndërsa kishte anuluar aktgjykimin e themelores, duke vendosur që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendosje.

Pas kthimit në rigjykim të kësaj lënde, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, me aktvendimin e datës 24 maj 2022, ishte shpallur jo kompetent në pikëpamje lëndore për të vendosur për rastin e njohur si “Veteranët”, me arsyetimin se për të vendosur për këtë çështje penale kompetencë lëndore ka Departamenti Special, të cilin pretendim e ka mbështetur në Ligjin për Gjykata.

Pas kësaj, Departamenti Special me 25 korrik 2022, kishte iniciuar konflikt të kompetencë duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit- Departamentit Special, për të vendosur lidhur me kompetencën lëndore për rastin “Veteranët”.

Pas kësaj, Gjykata e Apelit – Departamenti Special me parashtresën e datës 27 korrik 2022, ka konstatuar se lidhur me konflikti për kompetencë lëndore kjo çështje duhet t’i dërgohet Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se këtu nuk kemi të bëjmë me kompetencë territoriale por me caktimin e lëndëve brenda gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, PPS.nr. 12/2018 të datës 13 shtator 2018, e përmirësuar më  datë 7 dhjetor 2018, Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.

Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter