|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dhuna në familje- Brenda 24 orëve 5 raste të raportuara

Nga raporti i 24 orëve të fundit të policisë së Kosovës, janë raportuar gjithsej 5 raste të dhunës në familje. Këto raste janë raportuar në regjione të ndryshme të Kosovës si: Prishtina me dy raste, Gjakova me dy raste dhe me një rast është raportuar Malisheva.

Në rastin e parë në Prishtinë, viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull shtetas i huaj. Nuk raportohet për të lënduar kurse prezenca e të dyshuarit nuk është siguruar. Rasti është duke u hetuar.

Në rastin tjetër në Prishtinë, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sipas raportit, në Malishevë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka kanosur djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në rastin tjetër, viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari gjendet në arrati./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter