Është deklaruar i fajshëm ish-Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Istogut, Hysen Maxharraj, për veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Këtë deklarim i akuzuari Hysen Maxharraj, e bëri në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin e Përgjithshëm, në seancën e shqyrtimit fillestar të datës 26 shtator 2023.
Gjyqtari i çështjes Sabit Sadikaj, pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, mori aktvendim me të cilën e aprovoj pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit dhe shpalljen e aktgjykimit e caktoj për datën 29 shtator 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Hysen Maxharraj, akuzohet se gjatë muajit të vitit 2021, në cilësinë e zyrtarit të lartë- Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Istogut, ka qenë i detyruar të bëj deklarimin e pasurisë, e të ardhurave, e dobisë tjetër pasurrore ose detyrimeve financiare për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2020, ku ka paraqitur formularin e deklarimit të pasurisë me datën 29.03.2021, por nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara duke mos shënuar në formular biznesin “Montering” Sh.P.K, në të cilën djali i tij B.M është bashkëpronar me 33% të aksioneve.
Me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430, par. 2 të KPRK-së.
Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./Drejtësia Sot
Monitoroi Rinor Bajrami