|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin ‘Subvencionet 1’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ditën e djeshme ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ‘Subvencionet 1’, ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.

Dëshmitari i parë u dëgjua, i cili në pyetjet e Prokurorit special Rafet Halimaj deklaroi rreth aplikimit për subvencione, dhënies së ryshfetit të zyrtarëve të AZHB-së, ndërrimin e kulturave, kulturat e mbjellura etj.

Ndërsa në marrjen në pyetje nga mbrojtja, dëshmitari u pyet nga mbrojtësi Arianit Koci, lidhur me përfitimet që ka pasur nga marrëveshja me Prokurorinë, meqë rast prokurori Halimaj kundërshtoi pyetjen e bërë, duke kërkuar nga trupi gjykues të mos lejoj paraqitjen e pyetjes.

Në propozim të kësaj, trupi gjykues nxori aktvendim për moslejimin e parashtrimit të pyetjes ndaj dëshmitarit bashkëpunues, duke kërkuar nga mbrojtësi Koci për të parashtruar pyetje tjera.

Poashtu edhe në dëshminë e dëshmitarit tjetër, i cili ka pranuar fajësinë në fillim të shqyrtimit dhe tani ka statusin e dëshmitarit bashkëpunues, i njëjti u pyet nga prokurori lidhur me aplikimin për subvencione, kulturat që ka aplikuar dhe për sa hektar ka aplikuar.

Ndërsa mbrojtja e të pandehurve poashtu paraqiti pyetjet lidhur me deklaratat e bëra më herët në prokurori.

Seanca e radhës do të vazhdon edhe nesër nga ora 09:30 me dëgjimin e dëshmitarit tjetër D.M.

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter