|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është mbajtur rigjykimi ndaj ish inspektorëve të Fushë Kosovës

Sot në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Prishtinë ka vazhduar rigjykimi ndaj ish inspektorëve të ndërtimit të Komunës së Fushë Kosovës, të cilët akuzohen për veprën penale: Keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar. 

Seanca e sotme gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit F.L ku me këtë rast dëshmitari deklaroi se mbetet pranë dëshmisë së paraqitur në shqyrtim gjyqësor.

Kryetari i trupit gjykues deklaroi se meqenëse nuk janë të pranishëm eksperti i ndërtimtarisë dhe eksperti i gjeodezisë, janë plotësuar kushtet për shtyerje të seancës, për datën 09.10.2023 me këtë rast edhe do të dëgjohen ekpertizat e ekspertëve. 

Ndryshe sipas aktakuzës, Mobera Hyseni dhe Doruntina Dumani po akuzohen se në cilësinë e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguar ti kryejnë.

Të akuzuarit Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Afrim Krasniqi, akuzohen se gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerr vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet kundërligjore në dy objekte banesore, i cili ka pasur tejkalim të lejes ndërtimore.

Ata po akuzohen nga Prokuroria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 paragrafi 1 i KPRK-së. .

Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter