|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca ndaj zyrtarëve komunal të akuzuar për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda, të martën sipas agjendës është planifikuar që të bëhet administrimi i provave në rastin e zyrtarëve të komunës së Klinës për korrupsion.

Gjatë seancës së sotme mbrojtësi i të akuzuarit Nazif Gashi, av. Salih Mekaj i ka parashtruar gjykatës një propozim për marrje të provave sa i përket plotësimi të ekspertizës së gjeodetit F.H për objektet ‘’Guri’’ SH.P.K dhe ‘’Elita Residence’’ në Klinë, e që këto objekte janë objekt i akuzës, sipas tij është e nevojshme që të ketë sqarime shtesë që lënda të mos kthehet në rigjykim dhe i njëjti ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet propozimi i tij.

Gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lorenc Marleku, av. Emrush Kastrati gjykatës i paraqet një propozim lidhur me vlerësimin e provave dhe i njëjti ka paraqitur para trupit gjykues një përgjigje të siguruar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Klinë, dhe ka kërkuar që kjo provë të administrohet sipas radhës.

Me përfundimin e parashtrimeve të propozimeve nga ana e mbrojtësve, trupi gjykues është tëhequr për konsultim.

Pas konsultimit, trupi gjykues ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar kërkesat e mbrojtësve, për plotësimin e ekspertëzës gjeodezike nga ana e ekspertit gjeodet F.H, si dhe ka aprovuar që përgjigja nga Drejtoria përkatëse në Klinë të administrohet si provë.

Seanca është shtyer për një datë tjetër ku do të ftohet  eksperti gjeodet që të plotësojë ekspertizën gjeodezike.

Sipas akuzës të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter