|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet i dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit në rastin e të akuzuarve për Krim të Organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve: Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, të akuzuar për shkak të veprave penale: Fajde, Krim i Organizuar dhe Detyrimi.

Në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar i dëmtuari S.B.

Gjatë dëshmisë së tij, të njëjtit ju parashtruan pyetje nga palët në procedurë si dhe nga trupi gjykues.

I njëjti para gjykatës deklaroj për shumat e parave si dhe paluajtshmërit të cilat ai ja ka dhënë në emër të kamatës së borxhit, disa nga të akuzuarve në këtë rast si dhe për kërcnënimet që i ka marrë nga të njëjtit në rast se këto kamata nuk paguhen nga ana e tij.

Seanca e radhës u caktuar për datën 10.10.2023, në të cilën pritet të dëgjohet dëshmitari S.K.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 maj 2019, të akuzuarit Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar Gërbeshi, nga data e pavërtetuar e deri më 20 dhjetor 2018 në Prishtinë, kishin përfituar nga gjendja financiare e vështirë e të dëmtuarve B.Zh, S.B dhe B.B duke i dhënë para me fajde.

Në aktakuzë theksohet se i dëmtuari B.ZH ka marrë para prej të akuzuarit Dalip Brahimi në periudhën nga gusht 2008 deri në shkurt dhe korrik 2010, në shumën prej 165 mijë e 914 euro dhe i kishte kthyer ato nëpërmjet transaksioneve bankare në shumën 599 mijë euro. Për pjesën tjetër të parave, i akuzuari Dalip Brahimi ia kishte marrë të dëmtuarve B.M dhe I.Zh në formë të një lokale me çmim 167 mijë euro, tre banesa në vlerë prej 146 mijë e 805 euro, dhe një makinë “Mercedes”, vlera e të cilave tejkalon një milion euro. Për të mbuluar këtë diferencë, Dalip Brahimi dhe i dëmtuari B.M ishin pajtuar që të shesnin një parcelë në shumën e 1,001,200.00 euro, edhe pse parcela ishte blerë për 100 mijë euro.

Në këtë rast, thuhet se të akuzuarit kishin dhënë para me përqindje prej 5-15% edhe të dëmtuarit S.B, dhe më pas, për të ndaluar kthimin e kamatës, i akuzuari Dalip Brahimi kishte detyruar S.B të nënshkruante një kontratë për shitblerjen e një banese në lagjen “Dardania” në Prishtinë, që kishte vlerën e të njëjtës shumë që S.B kishte marrë nga shitja e banesës, duke i shtuar edhe “borxhet.”

Tutje, sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2010, i dëmtuari J.B kishte kontaktuar me vëllanë e tij S.B, i cili kishte thënë se i akuzuari Bujar Gërbeshi do ti sjellë 15 mijë euro me qëllim të pagesës së doganës për qeramikat që i kishin importuar dhe me të arritur i akuzuari Bujar Gërbeshi tek i dëmtuari J.B, i kishte thënë se 8 mijë e 100 euro do ti ndalë në emër të kamatër së borxhit të vëllait të tij, kurse 6 mijë e 900 euro mund t’i marrë.

Për këto veprime, të akuzuarit akuzohen për veprën penale “Fajde” dhe “Krim i organizuar.”

Përveç kësaj, i akuzuari Dalip Brahimi akuzohet edhe për goditjen e të dëmtuarit S.B më 6 shtator 2015 në Prishtinë, me qëllim që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i dëmtuari Blakqori kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Brahimi për të kërkuar lirimin e banesës, dhe kishte qëlluar të dëmtuarin me fjalë.

I akuzuari Lulzim Berisha akuzohet për ndihmën që i ka dhënë të akuzuarit Gërbeshi për të siguruar detyrimet financiare të dëmtuarit A.F.

I akuzuari Rrahim Brahimi, akuzohet se kishte ndihmuar babanë e tij Dalip Brahimi, që të njëjtit ti sjellë dobi pasurore.

Për këto veprime, të akuzuarit Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, po akuzohen lidhur me veprën penale: Fajde nga neni 343 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter