|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Kosova dhe Shqipëria formojnë njësinë e përbashkët hetimore në luftimin e kriminalitetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e njësisë së përbashkët hetimore.

Sipas komunikatës për media, nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Nënshkruesit e marrëveshjes e kanë vlerësuar këtë si një hap drejtë përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, dhe drejtë ndërtimit të një partneriteti të fortë mes PSRK-së dhe Prokurorisë së Posaçme.

Bëhet e ditur se njësia e përbashkët hetimore do të përbëhet nga prokurorë të PSRK-së dhe të Prokurorisë së Posaçme.

Qëllim i kësaj njësie do të jetë, bashkëpunimi i ngushtë dhe koordinimi i veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.

Në fund të komunikatës për media thuhet se Isufaj dhe Dumani u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në luftimin e të gjitha formave të krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të Kosovës dhe Shqipërisë”./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter