|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Rikualifikohet vepra penale e Korrupsionit-Bartet lënda në Departament të Përgjithshëm

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda filloi shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurit M.H.

Fillimisht mbrojtësi i të pandehurit kërkoi që emri, mbiemri dhe foto e të pandehurit mos të publikohen në internet nga monitoruesit që ishin të pranishëm në seancë.

Kryetarja e trupit gjykues Fatime Dërmaku urdhëroi monitoruesit që të mos publikojnë identitetin e plotë dhe foton e të akuzuarit por mund të publikojnë vetëm inicialet e tij.

Prokuroria e rastit me leximin e aktakuzës theksoi se duke u bazuar në Udhëzimin e veçantë të Gjykatës Supreme Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale kundër Detyrës Zyrtare të qershorit 2021, bënë rikualifikimin e veprës penale pasi që i akuzuari duke qenë si agjent tregtar e jo person zyrtar, duhet të precizohet aktakuza nga ashtu siç ishte përvetësim në detyrë të nenit 425 e cila hyn në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale të kundër detyrës zyrtare, tani do të jetë keqpërdorim i besimit nga neni 342 të KPK-së.

Pas rikualifikimit të veprës penale nga prokuroria e shtetit gjykata konstatoi se në bazë Kodit të Procedurës Penale kjo vepër penale është në kompetencë të departamentit të përgjitshëm për gjykim, ashtu që kjo lëndë bartet në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter