|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është dhënë fjala përfundimtare për rastin ‘’Ukë Rugova’’ 2

Dje në Gjykatën Themelore Prishtinë – në Departamentin Special është mbajtur seanca në të cilën dhanë fjalën përfundimtare të gjitha palët. Në këtë çështje penale nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës janë akuzuar: 1.Fitim Beqiri, 2.Azad Beqiraj, 3.Liridona Beqiri, 4.Kujtim Avdyli, 5.Hamza Beqiri, 6.Dritëro Voca, 7.Haxhi Islami, 8.Valon Selimi, 9.Azem Koskoviku, 10.Visar Beqiri, 11,Begë Shaqiri, 12. Ragip Gashi, 13.Hasan Shaqiri, 14.Fadil Ahmeti dhe 15.Edison Idrizi për veprën penale krim i organizuar për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata aprovoi propozimin e Avokatit Afrim Salihu i cili propozim është bërë në seancën e kaluar për pranimin e Aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Romës në Itali si provë materiale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës deklaroi se fjalën përfundimtare e ka përgatitiur me shkrim për gjykatën dhe të akuzuarit dhe gjatës seancës vetëm e paraqiti shkurtimisht atë. PSRK deklaroi se të gjithë të akuzuarit kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar lidhur me kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe kërkoi nga gjykata që të akuzuarit të dënohen sipas legjislacionit në fuqi.

Të gjithë mbrojtësit e të  akuzuarve deklaruan se Prokuroria Speciale nuk ka ofruar asnjë provë se ata kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Për më tepër mbrojtja thekson se si provë materiale që tregon se të akuzuarit nuk kanë kryer asnjë veprim të kundërligjshëm duhet të merret për bazë Aktgjykimi i formës së prerë të Gjykatës së Romës në Itali sipas të cilit të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm. Të gjithë mbrojtësit në emër të të mbrojturve të tyre kërkuan nga gjykata që ata të lirohen nga akuza në mungesë të provave.

PSRK ka ngritur Aktakuzën PPS nr.89/2013 me datë 18 maj 2016  në të cilën pretendon se personat e lartcekur me qëllim të përfitimit material për vete kanë pajisur qytetarët e Kosovës në mënyrë shtrembëruese dhe korruptive me viza shengen Italiane.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter