Projekt i realizuar nga:

Deklarohen dy të dëmtuar dhe dy dëshmitar në rastin ndaj të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten janë deklaruar dy të dëmtuar dhe dy dëshmitarë në rastin e mjekut ortoped Sabit Sllamniku, i cili në cilësinë e personit zyrtar po akuzohet se në dy raste kishte kërkuar nga 100 euro për secilin nga anëtarët e komisionit, përkatësisht shumën prej 300 euro, në emër të vlerësimit… Continue reading Deklarohen dy të dëmtuar dhe dy dëshmitar në rastin ndaj të akuzuarit për korrupsion

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në gjykimin ndaj të akuzuarve për korrupsion

Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda ka vazhduar seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion që të tre të akuzuar për… Continue reading Dëgjohen dëshmitarët e radhës në gjykimin ndaj të akuzuarve për korrupsion

Vazhdon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitarët Bekim Jashari dhe Dhurata Hoxha. Së pari dëshminë  e tij e paraqiti ish kryetari i bordit… Continue reading Vazhdon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

U mbajt seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda u mbajt seanca ndaj të akuzuarit Bedri Duraku i cili akuzohet për veprën penale: Falsifikim i dokumentit zyrtar. Kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi hapi seancën gjyqësore në të cilën konstatoi se të pranishëm ishin Prokurori Bashkim Zeqaj, i akuzuari Bedri Duraku me mbrojtësin… Continue reading U mbajt seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Prishtinë- Shpallet Aktgjykimi për rastin e ‘’Ukë Rugova’’II

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special trupi gjykues shpalli aktgjykimin për rastin ‘’Ukë Rugova’’II. Në aktgjykimin e shpallur thuhej se të akuzuarit Fitim Beqiri, Azad Beqiri dhe Visar Beqiri janë fajtorë për shkak të veprës penale: Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve duke ju shqiptuar dënim me gjobë si… Continue reading Prishtinë- Shpallet Aktgjykimi për rastin e ‘’Ukë Rugova’’II

Prizren-Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortës

Nga raporti policor, është raportuar se me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi me datën 08.10.2023, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat femra kosovare, si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte… Continue reading Prizren-Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortës