|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prishtinë- Shpallet Aktgjykimi për rastin e ‘’Ukë Rugova’’II

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special trupi gjykues shpalli aktgjykimin për rastin ‘’Ukë Rugova’’II.

Në aktgjykimin e shpallur thuhej se të akuzuarit Fitim Beqiri, Azad Beqiri dhe Visar Beqiri janë fajtorë për shkak të veprës penale: Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve duke ju shqiptuar dënim me gjobë si në vijim : Fitim Beqirin me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, Azad Beqirin në shumë prej prej 300 euro dhe Visar Beqirin në shumë prej 1000 euro.

Të gjithë të akuzuarve koha e kaluar në arrest shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar dhe nëse ndonjë nga të akuzuarit nuk mund ta paguaj gjobën atëherë gjoba do të zëvendësohet me dënim me burgim, duke i llogaritur nga 20 euro të gjobës për një ditë burgimi. Të akuzuarit u obliguan që, secili veç e veç në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën paushall prej 100 euro, dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të Fondit të Viktimave të Krimit.

Armët konfiskohen në pajtim me nenin 276 të Kodit Penal të Kosovës, poashtu pas plotëfuqishmërisë të këtij aktgjykimi urdhërohet shkatërrimi i këtyre armëve.

Lidhur me të akuzuarit Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritero Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami të akuzuar për veprën penale: Krimi i organizuar neni 283 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale kontrabandim me migrantë nga neni 170 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës bazuar në nenin 363 par. 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lirohen nga aktakuza se për shkak se nuk është  provuar se të njëjtit kanë veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar e drejta e ankesës në afat prej 30 ditëve përmes kësaj gjykate për Gjykatën e Apelit të Republikës së Kosovës, pas pranimit të këtij aktgjykimi./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter