|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prizren-Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortës

Nga raporti policor, është raportuar se me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi me datën 08.10.2023, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Viktimat femra kosovare, si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte vazhduar me dhunë psikike edhe te shtëpia ku kishin qëndruar viktimat, duke i kërcënuar të njejtat me vrasje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe nga ky raport janë raportuar edhe 2 raste në Prishtinë. Në të dy rastet thuhet se të dyshuarit (njëri prej tyre shtetas i Malit të Zi), për shkak se kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshorteve të tyre, viktimave femra kosovare, të njejtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./DrejtësiaSot  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter