|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitarët Bekim Jashari dhe Dhurata Hoxha.

Së pari dëshminë  e tij e paraqiti ish kryetari i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, Bekim Jashari.

Ai përgjatë kësaj dëshmie deklaroj se qëndron pranë të gjitha procesverbaleve të mbledhjeve të bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në të cilin bord i njëjti ka qenë drejtor.

Po ashtu ai deklaroj se gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor i bordit në Aeoportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka pasur shumë suksese dhe se është bërë punë e shkëlqyeshme.

Tutje, dëshmitare e radhës ishte Dhurata Hoxha, e cila në atë kohë kishte qenë antare e Komisionit Ndërministror i Partneritetit Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Dëshmitarja Hoxha deklaroj se në kohën kur ka qenë e emëruar si këshilltare e kryeministrit Hashim Thaqi, ka marrë pjesë në shumë grupe ndërministrore apo ndërqeveritare si përfaqësuese e zyrës së kryeministrit. Në disa nga këto grupe ka qenë e emëruar me emër dhe në disa si këshilltare e kryeministrit.

Ndërsa lidhur me objektin e çështjes, ajo deklaroj se beson se ka qenë në kuadër të ligjit dhe se kanë marrë mendim nga zyra ligjore dhe këtë e beson me faktin se nuk janë mbajt mbledhjen ose shtyre pika e rendit të ditës pa dokumente të kompletuar, mirëpo që në detaje nuk i kujtohet pasi që ka kaluar kohë e gjatë.

Seanca e radhës do të mbahet nesër me datë 13 tetor 2023, në të cilën do të dëgjohet dëshmitari Bislim Zogaj.

Ndryshe sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohej se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter