|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në gjykimin ndaj të akuzuarve për korrupsion

Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda ka vazhduar seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion që të tre të akuzuar për korrupsion.

Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitarja A.L, në cilësinë e menaxheres në zyrën rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Pejë, e cila gjatë dëshmisë së saj ka deklaruar se agjencia në fjalë ka komptetenca administrative mbi të gjitha ndërmarrjen shoqërore dhe pasuritë e tyre.

Sa i përket ndërmarrjes P.SH. OTHPB ‘’Kosovo Dervo Prishtinë OP Gjeravica’’  bie nën administrim të AKP-së, por këta emra janë të më hershëm të viteve 88-89, ka të bëjë me ndërmarrjen e njejtë por ashtu janë quajtur më herët tani janë me një epitet dhe quhen ‘’Gjeravica’’.

Gjithashtu e njëjta ka deklaruar se ngastrat me nr. 422/0 dhe 312/1 ZK. Isniq, janë në pronësi të Gjeravicës, komuna e Deçanit nuk ka pasur të drejtë të ndërmarr ndonjë veprim pa mar pëlqim paraprak nga AKP-ja, të gjitha komunat kanë qenë të njoftuara lidhur me procedurat që duhet të përfillen në rast që komunat kanë interes publik në pronat që bien në administrim të AKP-së, dhe se për parcelat që bëhet fjalë Komuna e Deçanit nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për pëlqim. Dëshmitarja ka shtuar se procedura e likudimit për ‘’Gjeravicën’’ është hapur me datë 02.12.2013, dhe se prona që evidentohen në emër të ‘’Gjeravicës’’ të njejtat bien në administrim të AKP-së dhe se ka kompetenca që të jap pëlqime dhe vendime lidhur me këto prona.

Pastaj është vazhduar me dëshmitarin J.Lmenaxher i kompanisë ‘’Lika Trade’’, i cili ndër të tjera ka deklaruar se ‘’Lika Trade’’ sipas shpalljes së konkursit publik për dhënien në shfrytëzim për 99 vite ka qenë përfitues i LLOT4 ku kanë përfituar 4 parcela me sipërfaqe gjthsej 4973 m2,  në parcelën me nr. 1073/1 është lejuar ndërtimi në sipërfaqe prej 877m2, në sipërfaqe bazë duke respektuar etazhitetin dhe se janë pajisur me kushte dhe leje ndërtimore në drejtorinë e urbanizmit sipas projektit dhe se gjendja faktike reale është në përputhje me projektin.  

I njëjti gjatë deklarimit të tij shton se për ndërtim të ri është dashur që të rrënohen 3 objekte ekzistuese të vjetra dhe janë bërë marrëveshjet me banor për të gjithë banor afërsisht 18 familje, dhe janë pajisur me leje për rrënim diku në vitin 2020 dhe janë rrënuar po atë vit, dhe në fund shton se gjatë ndërtimit të objektit nuk ka pasur ankesa pasi që është ndërtuar në bazë të planit rregullativ dhe se sipërfaqeja e shfrytëzuar për  ndërtim ka qenë afërsisht 877m2.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 18 korrik 2022, i pandehuri Ramë Melaj në objektin e Komunës së Deçanit, në cilësinë e drejtorit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja me shumë prej 170.000€ për organizatën ‘’Shtëpia Alpike’’, lëshon vendim për lejmin e ndërtimit të objektit të qendrës turistike në ‘’Bjeshkët e Belegut’’, me të cilën ia mundëson dhe lejon organizatës ndërtimin e objektit të qendrës turistike në ngastrën kadastrale Izniq, në pasuri shoqërore, pronë kjo nën administrimi të AKP-së, e cila shtrihet në zonën e parkut kombëtar, me të cilën menaxhon MMPHI-ja e për të cilën ngastër nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi pa miratimin e Planit Hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.

Në dispozitivin e dytë i pandehuri Ramë Melaj po ashtu akuzohet se me datë 06.08.2020,  duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja me shumë prej 40.000€ për organizatën ‘’OJQ Kosovo Montain Club’’, në atë mënyrë që, lëshon vendim për leje mjedisore komunale për lejimin e zbatimit të projektit ‘’Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive-Via Ferata Deçan’’ si dhe ‘’Shtegu për ngritje në faqe shkëmbore në Grykën e Deçanit’’, nxjerr vendim për leje mjedisore komunale për ngastrat kadastrale me nr. 312/1 dhe 42/0 ZK. Isniq, me titullar P.SH OTHPB ‘’Kosovodervo Prishtinë OP Gjeravica’’, prona këto nën administrimin e AKP-së, me të cilën ia mundëson dhe lejon OJQ-së zbatimin e projektit të sipërshënuar në zonën e parkut kombëtar me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të miratimit të planit hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.

I pandehuri Ramë Melaj po ashtu në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze akuzohet se me datë 29.12.2020 duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/grantit nga BE-ja me shumë prej 323.160€ për personin tjetër dhe atë B.A, në atë mënyrë që, lëshon pëlqim me nr. 04. Nr. 32848/2 për aplikim dhe ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+1, ndërtimin e 24 bujtinave dhe hapësirave për montimin e lojërave rekreative, kjo duke vepruar sipas kërkesës së parashtruar nga i lartcekuri dhe për ndërtim në ngastrën kadastrale me nr. 209/0 ZK. Isniq, pronë e të njejtit, me të cilën ia mundëson zbatimin e projektit të sipërshënuar në zonën e parkut kombëtar, me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të planit hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.

Si dhe, në dispozitivin e katërt i pandehuri Ramë Melaj akuzohet se se me datë 05.06.2020 duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe atë për subjektin ekonomik ‘’Lika Trade’’ SH.P.K, në shumën që tejkalon 5.000€, në atë mënyrë që,  lëshon vendimin për ndërtim të objektit afaristo-banesor me etazhitet B+P+6 dhe B+P+7, duke qenë në dijeni për kushtet e përcaktuara për ndërtim nga PRRU-ja dhe për marrëveshjen paraprake të dt. 15.11.2011 e lidhur në mes të Komunës së Deçanit dhe investitorit ‘’Gogaj AG’’, si dhe duke qenë nënshkrues i aktvendimit me nr. 04. Nr. 167/1 të dt. 28.01.2013, si dhe kushteve të lokacionit me nr. 04. Nr. 4902/11 të dt. 06.11.2012, për ngastrën kadastrale nr. 1073/1, PSH. e Komunës së Deçanit, me përfitues subjektin ekonomik ‘’Gogaj AG’’, edhe përkundër kësaj i njejti lëshon vendimin për leje ndërtimore me nr. 04. Nr. 9669/2 të datës 05.06.2020, me përfitues subjektin ekonomik ‘’Lika Trade’’, të cilit ia mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në ngastrën e njëjtë, e me vlerë investive prej 24.134.17€,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

 Ndërsa sa i përket të akuzuarve Jashar dhe Halil, me datë 11.02.2019 e në vazhdimësi deri më sot, duke vepruar në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, në atë mënyrë që, i  pandehuri Halil si drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, K. Deçan, ndërsa i pandehuri Jashar si Shef i Sektorit për Inspekcion pranë kësaj drejtorie, duke vepruar në kundërshim me Ligjin për Ndërtim, Udhëzimit Administrativ si dhe  Ligjit për Inspektorat, nuk ndermarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, mundësojnë ndërtimin e tre kateve (3K) shtesë dhe katit tërheqës (KT) në objektin afarist-banesor “Lindi Residence”, që sipas lejes ndertimore me numer 04.nr. 2491/2 e datës 11.02.2019, i lejohej ndertimi me etazhitet B+ +3K, perkunder që kanë qenë në dijeni për këtë fakt sipas inspektimit të dt. 05.03.2021 dhe inspektimit të fundit në bashkëpunim me organet kompetente të dt. 11.06.2021, ku edhe janë vene shiritat për mbyllje të vend-punimit, të konstatuara si punime ndertimore të kundërligjshme, e që të njejtit sipas detyrës zyrtare kanë qenë të obliguar të marrin vendim për rrënim, mirëpo nuk veprojnë në këtë drejtim, duke mundësuar që investitori të vazhdojë me punime ndërtimore të kundërligishme, duke përfunduar objektin afarist- banesor, duke i mundësuar përfitim përmes rritjes së siperfaqes rreth 2500m2, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqperdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1, nenin 31 dhe 77 të KPRK-se.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter