|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallen konkurset për Kryeprokuror të PSRK-së dhe të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot ka marrë vendim që të shpall konkurset për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Shpallja e këtyre konkurseve u bë pasi që në fund të dhjetorit, Blerim Isufaj dhe Kujtim Munishi, përfundojnë mandatin e parë katër vjeçar në krye të këtyre dy institucioneve.

Tutje, Këshilli vendosi që konkurset për këto dy pozita të jenë të hapura nga data 16 tetor 2023, si dhe caktoi komisionet për përzgjedhjen e kandidatëve dhe ato për shqyrtimin e ankesave.

Kujtojmë që Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së ishte zgjedhur më datë 23 dhjetor 2019, në të njëjtën ditë kur në krye të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ishte emëruar Kryeprokurori aktual Kujtim Munishi.

Ata ishin zgjedhur në këto pozita për mandat 4 vjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një mandat shtesë.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, konkurset për këto pozita duhet të shpallen së paku 90 ditë para përfundimit të rregullt të mandatit.

Tutje, KPK në takimin e sotëm mori vendim që Presidentes t’i propozohet lirimi nga detyra i prokurorëve Agron Galani dhe Merrushe Llugiqi, për shkak të pensionimit.

Takimi i KPK-së vazhdoi me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për avancimin e pesë (5) prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda si dhe avancimin e tre (3) prokurorëve në Departamentin për të Mitur.

Lidhur me këtë kërkesë, UD Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi dhe anëtarët Arian Gashi, Ardian Hajdaraj, Jehona Grantolli dhe Armend Zenelaj, kërkuan që të bëhet menaxhim më adekuat me prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke marrë parasysh ngarkesën më lëndë që e ka ky institucion.

Pas diskutimit, KPK vendosi që të shpall konkurset për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin për të Mitur dhe të dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Shpalljet për këto katër pozita do të jenë publike nga data 17 tetor 2023.

Pikat e rendit të ditës për raportin e vlerësim të performancës së nëntë prokurorëve me mandat të përhershëm dhe për planin e personelit administrativ për vitin 2023, u diskutuan pa praninë e publikut./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Liridon Salihi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter