Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan në Deparamentit për Krime të Rënda është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Nevzad Rushiti për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Avokati sipas autorizimit av. Ymer Huruglica gjatë kësaj seanca të sotme erdhi me një propozim për trupin gjykues, që si provë të paraqes edhe tri kërkesat që lidhen me investitorin B.Q, që i njejti i ka bërë dhe dorëzuar në Drejtorinë e Urbanizmit, dhe përgjigjjen në ankesë nga Drejtoria e Inspeksionit, që nuk janë kompentent për lëshimin e lejeve ndërtimore si dhe këshillimin e palës që kërkesen e njejtë ta paraqes në organin kompentent. Me këtë rast kryetari i trupit gjykues e aprovoi propozimin e avokatit mbrojtës.
Marrja në pyetje e të akuzuarit Nevzad Rushiti vazhdoi edhe njëherë para dhënjës së fjalës përfundimtare, si nga mbrojtja ashtu edhe nga trupi gjykues.
Fjala përfundimtare lidhur me rastin, është caktuar me datën 30.10.2023 në ora 13:00.
Ndryshe, Nevzad Rushiti sipas aktakuzës PP.I.nr 84/2022 akuzohet se në cilësin e Drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit duke keqpërdorur detyrën zyrtare , nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuar me ligj, me qëllim që vetes ose personave të tjer ti sjellë dobi pasurore,në atë mënyrë që edhe pse inspektorët e ndërtimit gjatë vizitës në objektin e pronarit Bekim Qarrolli, që gjendet në lagjen ‘’Dardania’’ në Gjilan kanë kontestuar se objekti është duke u ndërtuar pa leje ndërtimore, e shiritojnë objektinë dhe i shqiptojnë gjobë prej 300€ i pandehuri me 20 prill 2021 nxjerr aktvendim pë rrënim të objektit pa leje me nr protokolit nr.14-02-233, përkunder që janë plotësuar kushtet për rrënim, nuk e ekzekuton të njejtin edhe pse ka qenë obligim i tij , dhe me këto veprime i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit dhe lagjes ‘‘Dardania I’.
Shënim: Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./DrejtësiaSot
Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu