|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prishtinë-U mbajt seanca ndaj të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda u mbajt seanca ndaj Kreshnik Bajraktarit, i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore Prishtinë për kryerjen e veprës penale: Keqpërdorim  i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti konstatoi të pranishmit në seancë, ku me këtë rast u konstatua se dy dëshmitarë tjerë nuk janë të pranishëm në seancë.

I dëmtari I.K duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetares së trupit gjykues deklaroi se Vendimi për zgjedhjen e tij si udhëheqës ekzekutiv në KKTK ka qenë i datës 29 janar 2018 deri në datën 29 janar 2021. Ai deklaroi se para përfundimit të këtij mandati ai ka kërkuar sqarime nga Këshili se si të veproj në mungesë të Bordit të KKTK-së e cila është si trup që emëron udhëheqësin ekzekutiv, e që nga korriku 2018 deri në korrik 2022 KKTK nuk ka pasur bord. KKTK ka kërkuar sqarime nga Ministria e Administratës Publike se si të veprohet në këtë situatë ku me këtë rast KKTK-ja ka pranuar një opinion apo sqarim në të cilin është thënë që udhëheqësi ekzekutiv vazhdon mandatin deri në një vendim tjetër nga bordi i KKTK-së. 

Dëshmitarja deklaroi se që nga hyrja në fuqi e ligjit për zyrtar publik nuk kanë aprovuar asnjë kërkesë nga KKTK pasi që Këshilli është organ i pavarur dhe nuk ka të drejtë të kërkoj aprovim për pozita.

Kryetarja e trupit gjykues caktoi seancën me datë 1 dhjetor 2023 për dëgjimin e dy dëshmitarëve tjerë.

Në aktakuzën e Pokurorisë Themelore thuhet se i akuzuari duke qenë si person zyrtar, në pozitën e zëvendës udhëheqësit ekzekutiv në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, duke e shfrytëzuar autoritetin zyrtar në mënyrë të vazhdueshme e nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që ti shkaktoj dëm të dëmtuarit I.K. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari në kundërshtim me Vendimin e datës 09.09.2021, i marrë nga Njësia e Burimeve Njerëzore në KKTK, në bazë të cilit vendim i dëmtuari I.K është emëruar në pozitën e nivelit të mesëm drejtues si Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Materiale me koeficient 10, i akuzuari në kundërshtim me vendimin dhe akt emërimin nuk e ka vendosur të dëmtuarin Drejtor të Departamentit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Materiale në KKTK poashtu edhe në listën e pagave me koeficient 10, por e ka dërguar në pozitën e divizionit me koeficient 9. Ndërsa në dispozitivin II të aktakuzës, thuhet se i akuzuari nuk i ka zbatuar vendimet gjyqësore të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obliguar të akuzuarin që të zbatojë Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës Civil të Republikës së Kosovës.    

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter